Kastriot Selmani në bisedime me klubin e madh austriak

 

 

Sulmuesi i Llapit, Kastriot Selmani është në bisedime me klubin e madh austriak, FC Tirol Innsbruck.

Selmani, pas paraqitjeve të mira me klubin llapjanë, ra në sy të klubit austriak, ku tashmë dhe është afër marrëveshjes, shkruan IndeksOnline

Por, për të kuptuar më shumë në lidhje me transferimin e sulmuesit te klubi austriak, IndeksOnline ka biseduar me Selmanin i cili tha se ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se ai është i fokusuar me klubin e Llapit.

“Ende nuk ka asgjë zyrtare, jemi në bisedime dhe për momentin jam i fokusuar vetëm te skuadra e Llapit”, tha Selmani.

Comments