Policia e Kosovës konfirmon therjen me thikë të azilanitit, arrestohen dy të dyshuar

 

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikoi pak më herët IndeksOnline, se një aziant është therur me thikë në Qendrën e Azilantëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranidoll.

“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e  para dyshohet për një persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, theksoi Borovci.

Ai ka thënë se viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj.

Comments